
Ambasadori Reka: Sot Kosova është një Tech Outsourcing Hub për kompanitë amerikane dhe evropiane në rajon
26 shkurt 2025
| 19:40
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka folur St. John University, në konferencën “Balkan Soft Power”.
Ai ka thënë se Kosova është një storie suksesi e shtetndërtimit demokratik.
“Kosova është storje suksesi e shtet-ndërtimit demokratik, e konfirmuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare për të arriturat në: demokraci, sundim të ligjit, luftës kundër korrupcionit e respektimit të të drejtave të njeriut dhe drejtave minoritare. Sot Kosova është një Tech Outsourcing Hub për kompanitë amerikane dhe evropiane në rajon”, ka shkruar Reka në “Facebook”.