
Ambasadori Reka takon Christopher Hyland, mbështetësin e Kosovës në ditët e vështira
11 shtator 2025
| 19:01
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar sot ish anëtarin e kabinetit të presidentit të ShBA-së, Bill Clinton.
Reka ka theksuar se Christopher Hyland ishte mbështetës i Kosovës në ditët e vështira të saj.
“Sot, prita Christopher Hyland ish anëtarin e kabinetit të presidentit të SHBA, Clinton dhe mbështetësin e Kosovës në ditët e vështira të saj”, ka shkruar Reka në Facebook.