Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e Kanadës në OKB, Bob Rae

13 shtator 2025 | 15:28

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, po vazhdon takimet me përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Kësaj radhe, Reka ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Kanadës në OKB dhe presidentin e ECOSOC, (Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB), për 2025, Bob Rae.

“Gjithnjë kënaqësi të takoj ambasadorin Bob Rae, përfaqësues i përhershëm i Kanadës në OKB dhe president i ECOSOC, (Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB), për 2025. Edhe një takim miqësor me diplomatin, me një përvojë të gjatë politike të shtetit mik të Kosovës”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka…