Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e organizatës së Frankofonisë në OKB, i uron detyrën e re

04 qershor 2025 | 12:53

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesin e Organizatës së Frankofonisë në OKB, ambasadorin Michel Biang.

“Dje takova ambasadorin Michel Biang, përfaqësues i Organizatës së Frankofonisë në OKB. Ia urova detyrën e re në këtë organizatë ndërkombëtare (me 54 shtete anëtare, 7 shtete me status asociues dhe 27 shtete vëzhguese), ku synon anëtarësimin e plotë edhe Republika e Kosovës. Një takim miqësor me ambasadorin Biang, i cili paraprakisht përfaqësonte Gabonin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si shtet anëtar jo i përhershëm”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City e ka pranuar marrëveshjen për transferimin e Tijjani…