
Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e Vatikanit në OKB: Takim miqësor dhe i dobishëm
21 gusht 2025
| 19:20
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesin e Vatikanit në OKB, Nuncio Apostolik Gabriele Caccia.
Reka ka shkruar në rrjetet sociale se ishte një takim miqësor dhe i dobishëm me përfaqësuesin diplomatik të Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara.
“Me përfaqësuesin e Vatikanit në OKB, Nuncio Apostolik Gabriele Caccia. Një takim miqësor dhe i dobishëm me përfaqësuesin diplomatik të Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Reka në “Facebook”.