Ambasadori Reka viziton shoqatën “Vatra”: Sa histori kombëtare në një vend jashtë Shqipërisë

15 nëntor 2025 | 15:14

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka vizituar shoqatën “Vatra”.

“Dje, në Bostonin e Vatrës; të Fan Nolit e të Faik Konicës, të Sotir Pecit e Anthony Atanasit, të gazetës “Kombi” dhe “Dielli”. Në selinë themeltare të Shoqatës panshqiptare, parardhëse e shtetit shqiptar. Sa histori kombëtare në një vend jashtë Shqipërisë. Ndonëse nuk jetojnë më, janë ende kaq të fuqishëm. Faleminderit për mikpritjen Mentor Maksutaj, kryetarit të Vatrës, Boston”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KQZ në faqen zyrtare të saj ka publikuar edhe rezultatin…