Ambasadori Rohde: Kosovën do ta mbaj gjithmonë në zemër

19 shtator 2025 | 13:03

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për pesë vitet e shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen e marrë dhe lidhjet e forta të ndërtuara gjatë kësaj kohe.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për ceremoninë lamtumirëse, që është mbajtur  ditën e mërkurë, e ku prezente ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Megjithëse misioni zyrtar i ambasadorit Rohde përfundon javën e ardhshme, ai premtoi se do ta mbajë Kosovën gjithmonë në zemrën e tij dhe do të qëndrojë i lidhur me të”, është thënë në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Gjatë ngjarjes së lamtumirës, ambasadori Rohde ka shprehur falënderime të përzemërta ndërsa rikujtoi kohën e tij në Kosovë.

“Ai e cilësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024 si një hap shpresëdhënës drejt lidhjeve më të ngushta me Evropën dhe lavdëroi marrëdhëniet e forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht përmes diasporës frymëzuese kosovare – sipërmarrës, politikanë dhe artistë”, është thënë në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vrapimi i Nëntorit”, si një nga format më autentike të…