Ambasadori i BE-së rikthehet në Moskë

13 prill 2018 | 15:48

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Markus Ederer është rikthyer në Moskë, pas tre javësh, pasi ishte thirrur që të kthehet nga shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, pas rritjes së tensioneve.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijaçiq ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se Ederer është kthyer në Moskë më 12 prill.

Erderer më parë ishte larguar nga Moska pas rritjes së tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë, pas sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani më 4 mars.

I dërguari i BE-së në Moskë ishte thirrur për konsultime me kërkesë të liderëve të BE-së gjatë samitit që ata mbajtën më 22 dhe 23 mars.

Britania, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe BE-ja e fajësojnë Rusinë për sulmin me agjent nervor dhe janë kundërpërgjigjur me një sërë masash, përfshirë edhe dëbimin e rreth 150 diplomatëve rusë. Moska po ashtu është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka pritur…