
Ambasadori suedez: Edhe fituesi i zgjedhjeve duhet të krijojë aleanca me partitë tjera
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për ngërçin në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori suedez ka thënë se partia fituese, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, duhet të bëjë aleancë me partitë e tjera për formimin e Qeverisë edhe pse doli e para në zgjedhje.
“Epo, nuk do të komentoj për detajet, sepse keni këto diskutime mes qeverisë në largim dhe opozitës. Nëse kthehemi prapa në zgjedhjet e mëparshme, marrim zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2004, atëherë kishim një parti politike që kishte rreth 45% të votuesve, si në vitin 2001 ashtu edhe në vitin 2004.
Edhe pse kishin 45%, në fund duhej që të bënin kompromise për të formuar një Qeveri. Pra, siç e dimë të gjithë, duhet të kesh më shumë se 50% për të formuar një Qeveri. Pra, në fund të fundit, edhe pse kemi partinë më të madhe, duhet të bëjë komprimis dhe të formojë aleanca me partitë tjera politike. Pra, ky është mesazhi im për të gjitha partitë politike: që duhet të bëni kompromise”, ka thënë Westerlund në Kanal10.