Ambasadori suedez: Formimi i qeverisë, sfidë edhe për Evropën

04 maj 2025 | 10:00

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, duke e komentuar procesin aktual politik në Kosovë, tha se formimi i qeverisë është një sfidë e përbashkët në shumë vende evropiane.

Westerlund  në intervistë për Ekonomia Online tha kjo nuk është diçka e pazakontë.

Ai shprehu besimin se partitë politike në Kosovë do të tregojnë fleksibilitet dhe se, ashtu si gjithmonë, një qeveri do të formohet në fund.

“Sa i përket formimit të qeverisë, kjo është një sfidë që e kemi të gjithë. Ka shumë vende në Evropë, në Evropën Perëndimore, që u duhet disa muaj për të formuar një qeveri. Kjo është pjesë e lojës. Nuk kam komente shtesë për këtë. Uroj që të gjitha partitë politike të jenë fleksibile dhe në fund do të formohet një qeveri, si gjithmonë”, tha ai.

Ambasadori Westerlund, tek u ndal  për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian, tha se anëtarësimi në BE do t’i hapte Kosovës rrugën drejt zhvillimit ekonomik. Ai në këtë kontekst, tha se ky proces kërkon edhe kompromise.

“Ndryshe nga Suedia, ju keni një vendndodhje shumë të mirë gjeopolitike në Evropë. Mendoj se Ballkani Perëndimor ka një të ardhme të ndritur. Mendoj që sa më shpejt të jetë e mundur duhet të bëheni anëtarë të BE-së. Pasi të bëheni anëtarë të BE-së, do të keni një të ardhme të madhe, një të ardhme në drejtim të zhvillimit ekonomik. Thjesht duhet të bëni disa kompromise për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe pastaj mendoj që ju pret një e ardhme shumë premtuese”, tha Westerlund. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka…