Ambasadorit britanik takohet me Avokatin e Popullit, ja për çfarë biseduan

18 qershor 2025 | 15:47

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë me dije se është takuar me Avokatin e Popullit, Naim Qelajn.

Hargreaves ka shkruar në “Facebook” se ka dëgjuar qëndrimet e Qelajt për zhvillimet e fundit në vend.

“Avokati i Popullit luan një rol vendimtar si pjesë e kornizës më të gjerë të institucioneve të pavarura të Kosovës, duke i mbajtur autoritetet përgjegjëse dhe duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve të zakonshëm. Një zë thelbësor në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Shumë mirë që u takuam përsëri me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe duke dëgjuar vlerësimet e tij për zhvillimet e fundit”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit…