Ambasadorja amerikane: Kosova të njihet plotësisht në OKB, UNMIK-u të mbyllet

12 korrik 2025 | 11:48

Presidentja e Kosovës gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA ka takuar edhe Ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Dorothy Camille Shea. Në njoftimin në faqen zyrtare të Misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, thuhet se SHBA e konsideron Kosovën si partner të ngushtë dhe strategjik.

Ajo që spikat në këtë njoftim të Misionit amerikan në OKB është pjesa ku thuhet se SHBA është e përkushtuar fuqimisht për njohjen e plotë të Kosovës brenda Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu në njoftim thuhet se është koha për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe janë të përkushtuara fuqimisht për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur misionin e misionit të OKB-së është tani”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngërçi politik që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës…