
Ambasadorja amerikane në detyrë shkon në veri, i çon një mesazh Qeverisë së Kosovës
Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit pas mbyllje së disa zyrave të strukturave paralele serbe, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka qëndruar në veri ku është takuar me politikanë lokalë atje.
Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së është thënë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë qytetarët që të jetojnë në mënyrë paqësore.
“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pati sot një vizitë produktive në veri të Kosovës, ku u takua me liderë të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës. CDA përsëriti qëndrimin e Qeverisë së SHBA: stabiliteti dhe siguria janë kyçe. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.