Ambasadorja e Kosovës mbërrin në Izrael

26 shkurt 2021 | 10:34

Ines Demiri, ambasadore e Kosovës dje ka arritur në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në ‘Facebook’, Dan Oryan, shef i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Ndryshe në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator të 2020-s në prani të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u ra dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Në ceremoninë virtuale të nënshkrimit morën pjesë edhe nënsekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe në Jerusalem.

Ministri i Jashtëm  i Izraelit Gabriel Ashkenazi, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovës e cilësoi si një datë historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëmbëdhjetë persona të arrestuar për rastin e njohur si “Subvencioni…