Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë: Liria e medieve, thelbësore për demokracinë 

14 maj 2020 | 15:21

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se liria e medieve është thelbësore për demokracinë .

Ajo në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se kur udhëheqësit pyeten nga gazetarët, ata duhet të japin përgjigje të vërteta.

“Liria e medieve është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta”, ka shkruar ambasadorja Kim.

Në indeksin e lirisë së medies në botë, Shqipëria renditet e 84-a. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja franceze e ekonomisë, Agnès Pannier-Runacher ka thënë se për…