Ambasadorja e Suedisë: Mbrojtja e pyjeve të jetë prioritet i qeverisë

24 qershor 2021 | 09:35

Ministria e Bujqësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara kanë mbajtur një diskutim mbi rishikimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë, ku theksuan se në vend është degraduar ky sektor.
Shkatërrimi i pyjeve po ndikon në cilësinë e ajrit, zhvillim ekonomik dhe uljen e vendeve të punës.

Për këtë po kërkohet nga Qeveria e Kosovës që mbrojtjen e pyjeve në Kosovë ta ketë në agjendën e prioriteteve.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se gjatë këtij viti do të miratohet ligji për pyjet, duke theksuar se pyjet e Kosovës paraqesin interes strategjik. “Si qeveri kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm që korniza ligjore e këtij sektori të jetë ndër prioritetet tona. Këtë vit planifikojmë ta aprovojmë ligjin për pyjet. Ky ligj definon qartë obligimet për ruajtjen e pyjeve dhe rrit llogaridhënien për pyjet publike dhe private”, ka theksuar ai.

Ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, ka thënë se Kosova po përballet me sfida të mëdha të degradimit të ambientit, ajrit dhe ujit që vijnë si pasojë e shpyllëzimet. Për këtë, ajo tha se kjo duhet të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, ka thënë se pylltaria nuk është vetëm një sektor, por ajri i gjelbër për vendin.

“Kosova ka një resurs të madh në këtë fushë. Vlera e pyjeve nuk mund të nënçmohet, kështu që përpjekjet për ta avancuar stërgjinë dhe për të bërë në mënyrë më sektoriale dhe dimensionale. Ne e mirëpresim kontributin që të sigurohet se Kosova do të lëvizë për debatin për ndryshimin klimatik. Ne shqetësohemi kur shohim deponi ilegale”, ka theksuar Richardson, duke rekomanduar Qeverinë e Kosovës që mjedisin dhe resurset t’i vendosë lart në agjendën e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në Mitrovicë…