Amber Heard: Johnny Depp u përpoq të më vriste disa herë

21 korrik 2020 | 09:58

Aktorja amerikane, Amber Heard, ka deklaruar se ish-burri i saj, aktori Johnny Depp, ka ‘kërcënuar ta vriste’. Pas një seancë gjyqësore, ajo ndër të tjera tha se ‘ai e kishte mbajtur peng për tre ditë’, ndërkohë që ai ishte i ndikuar nga ‘droga dhe alkooli’.

Sakaq Johnny Depp, 57 vjeç, ka hedhur në gjyq botuesin e gazetës ‘Sun’ në lidhje me një artikull ku e konsideronte autorin si ‘burri dhunues’, por gazeta këmbëngul të jetë e saktë në raportimin e saj. Ndërkohë në gjykatë aktori ka mohuar 14 akuza të cilat rëndojnë mbi të.

Aktorja Heard dërgoi një dëshmitar në gjykatën e lartë të Londrës në ditën e 10 të çështjes dhe po ashtu depozitoi një letër si dëshmi ku thonte se Depp ka abuzuar verbalisht dhe fizikisht me të. Ajo tha se Depp shpesh i kishte ulëritur, sharë, kërcënuar, gjuajtur me grusht, goditur në kokë dhe mbi të gjitha kishte tentuar për ta mbytur.

“Disa incidente ishin shumë të rënda sa që kisha frikë se Depp do të më vriste mua”, deklaron Heard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përshëndetur dhe vlerësuar Universitetin e…