Amber Heard: Kur Depp dehej dhe drogohej, shndërrohej në përbindësh

14 prill 2019 | 22:13

Martesa mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka zgjatur më pak se dy vjet dhe pas divorcit në publik kanë paraqitur anën e tyre të errët që vazhdon me sagën në gjykatë.

Heard ka akuzuar aktorin 23 vjet më të vjetër për dhunë, derisa Depp akuzon ish-gruan e tij se ajo ishte e interesuar vetëm për paratë e tij.

Aktorja kërkoi divorc në maj të vitit 2016 dhe menjëherë mori mbrojtje të përkohshme nga gjykata. Si arsye për kërkesën për divorc, aktorja përmendi “dallimet kontradiktore” dhe dhunën e cila kulmoi pasi Depp e sulmoi me një shishe të thyer në fytyrë dhe theu gjëra në apartament.

“Kur dehej dhe drogohej, ai shndërrohej në një përbindësh. Kombinonte drogat dhe ilaçet, dhe në ato rrethana unë u tmerrova. Pas kësaj, nuk do të kujtoja gjithçka që bënte. E dashuroja dhe i besova se mund të ndryshojë, por kjo ishte një gënjeshtër”, tha aktorja.

Heard gjithashtu foli për xhelozinë e pretenduar të aktorit.

“Gjatë një fluturimi privat, ai ishte plotësisht i dehur që nga mëngjesi. Ai më pa për të madhe pse një ditë më herët për nevojat e filmit kam bërë një skenë romantike me James Franco. Ai më goditi me gjësende”, u shpreh Heard.

Depp, sipas dëshmisë së saj në gjykatë, nuk e ndali dhunën ndaj të tjerëve, dhe veçanërisht jo në shtëpi.

“Pinte gjithë natën dhe drogohej. Kur u zgjova në një mëngjes, ai më priti dhe filloi të më ngacmojë. Atë ditë më goditi disa herë, më pështyu dhe më goditi me shishe. Unë kisha frikë për jetën time”, përshkroi aktorja dëshminë e gjatë dhe pikëlluese.

Avokati i Deppit ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Heard po përpiqet mbi akuza të rreme të përfitojë financiarisht, duke marrë miliona dollarë pas ndarjes, një pjesë e të cilave sipas marrëveshjes në gjykatë janë ndarë për bamirësi.

Aktorja Heard pas ndarjes me Depp nisi lidhjen me miliarderin Elon Musk, por edhe kjo marrëdhënie mori fund shpejt./KP

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët botërorë të financave deklaruan se konfliktet tregtare dhe kushtet…