AMERIKA – GRENLANDA – DANIMARKA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Danimarkës pronësinë mbi Grenlandën në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe rrugë demokratike:
1. Referendum i popullsisë lokale të Grenlandës për t’u bashkuar me SHBA-në, përmes një vote të lirë.
2. Blerja e Grenlandës nga Danimarka me një çmim solid
3. Ndërhyrja me forcë në Grenlandë.
Nga këndvështrimi im:
Opsioni 1:
Referendumi i banorëve lokalë, i shoqëruar me pagesë për burimet nëntokësore, të cilat Danimarka aktualisht nuk i shfrytëzon, përmes një bashkëqeverisjeje të përbashkët.
Opsioni 2:
Ndërhyrja e Rusisë në Grenlandë, një skenar real, i ngjashëm me atë që po ndodh në Ukrainë, ku Rusia justifikon ndërhyrjen në emër të pakicave ruse. Ky opsion është shumë i rrezikshëm dhe përbën kërcënim serioz për SHBA-në dhe stabilitetin global.
Duke pasur parasysh syçeltësinë e ish-presidentit Donald Trump dhe informacionet e mundshme nga shërbimet sekrete amerikane, sipas të cilave Rusia mund të jetë duke përgatitur një ndërhyrje të tillë, situata bëhet edhe më alarmante.
Duke i ditur kapacitetet e kufizuara ushtarake të Danimarkës për t’u përballur me forca ruse apo edhe me mercenarë të mbështetur nga vende si Koreja e Veriut, është e qartë se një përplasje e tillë nuk do të sillte siguri dhe pavarësi reale për ishullin.
A mos po mendon Danimarka që NATO – ose më saktë SHBA – të ndërhyjnë për të mbrojtur këtë territor të vështirë për t’u kontrolluar? Apo, edhe më keq, a ekziston rreziku i ndarjes së Grenlandës në zona influence amerikano-ruse?
Duke i parë zhvillimet globale, ku fuqia e të fortit po dominon gjithnjë e më shumë, do të kishte qenë e arsyeshme që vetë Danimarka, me iniciativë të saj, t’i kërkonte SHBA-së një bashkëqeverisje të këtij ishulli strategjik.
me respekt;
Ramiz Kelmendi



