Amerika miraton mbështetjen në fushën e Mbrojtjes me Tajvanin

23 korrik 2021 | 19:09

Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së miratoi dje Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (i njohur si NDAA) për vitin fiskal 2022, i cili përfshin dispozita të shumta në lidhje me Tajvanin.

Projektligji, i cili parasheh ndarjen e 777.9 miliardë dollarëve amerikanë për ushtrinë amerikane, kaloi dhe u aprovua në Senat të enjten. Sipas një raporti përmbledhës të NDAA 2022, projektligji ka tri pika që përkrahin zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes SHBA-Tajvan.

Dispozita e parë kërkon një informim mbi “këshillueshmërinë dhe realizueshmërinë e rritjes së bashkëpunimit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Tajvanin”.

Një tjetër dispozitë i bën thirrje Sekretarit të Mbrojtjes të vlerësojë “aftësitë asimetrike mbrojtëse” të Tajvanit dhe të nxjerrë një plan se si ta ndihmojë Tajvanin që të rrisë aftësitë e tilla.

Klauzola tjetër e detyron Sekretarin e Mbrojtjes të sigurojë Senatin dhe Komitetet e Mbrojtjes së Dhomës me një raport vjetor mbi “realizueshmërinë dhe këshillueshmërinë e bashkëpunimit të zgjeruar midis Gardës Kombëtare dhe Tajvanit”.

Për më tepër, projektligji gjithashtu bën thirrje që Sekretari i Mbrojtjes të ofrojë informata të rregullta mbi përpjekjet e Uashingtonit për të luftuar agresionin kinez dhe detyrimin ushtarak në rajonin Indo-Paqësor.

Komiteti i Shërbimeve të Armatosura i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të rishikojë versionin e tij të projektligjit NDAA 2022 nga 28-29 korrik dhe të votojë për të më 1 shtator.

https://www.taiwannews.com.tw/en/news/4256055

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh në stadiumin e Prishtinës është bërë inaugurimi…