Amerikanët fitojnë garën për të ndërtuar termocentralin e parë bërthamor në Poloni

29 tetor 2022 | 09:27

Kompania amerikane, Westinghouse, ka fituar garën për të ndërtuar termocentralin e parë bërthamor në Poloni, duke hedhur poshtë ofertat konkurruese nga EDF e Francës dhe KHNP e Koresë së Jugut, njoftoi të premten kryeministri Mateusz Morawiecki.

“Ne konfirmojmë se projekti ynë i energjisë bërthamore do të përdorë teknologjinë e besueshme dhe të sigurt të Westinghouse”, shkruan kryeministri polak në Twitter.

Vendimi pritet të ratifikohet nga kabineti të mërkurën, shtoi ai.

Polonia ka planifikuar prej vitesh të kalojë në prodhimin e energjisë bërthamore për qëllime civile dhe çështja e sigurisë së energjisë u rikthye në plan të parë pas pushtimit rus të Ukrainës

Vendimi i Varshavës “i dërgon një mesazh të qartë (presidentit rus) Putin për fuqinë e aleancës SHBA-Polake,” tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barack Obama po përpiqet të bëjë diçka që nuk mundi…