Amir Mamusha, kandidati i AAK-së me më së shumti vota për asamble në Gjakovë (dokument)

15 tetor 2025 | 22:41

Nga 75 vendvotime të numëruara nga 146 sa janë gjithsej në komunën e Gjakovës, Amir Mamusha rezulton të jetë kandidati me më së shumti vota për asamble në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Mamusha deri më tani ka grumbulluar 436 vota, duke u renditur në pozitën e parë brenda listës së AAK-së në këtë komunë.

Ai ka garuar me numrin 13 në listën e partisë.

Kjo shifër e lartë e votave tregon mbështetjen e madhe që ka fituar nga qytetarët e Gjakovës, duke e bërë atë një nga figurat kyçe për përfaqësim në asamblenë komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar…