AMMK-ja kërkon të ngrihet vetëdija për zonat e mbrojtura në Kosovë

22 maj 2024 | 12:12

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, kanë mbajtur punëtorinë me temën: “Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë”.

Ngritja e kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë, konkretisht komponenta e pestë synon të ndihmojë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve kombëtare në Kosovë, është thënë në këtë punëtori.

Hanna Berggren nga Agjencia e Mjedisit të Suedisë, ka thënë se objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në Bashkim Evropian (BE).

“Vetëm duhet të themi që si objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në BE. Projekti do të lehtësojë një hyrje më të qetë në Bashkimin Evropian duke pasur parasysh kontekstin e acquis mjedisore të BE-së. IS0 1 synon të mbështesë AKMM-në në menaxhimin dhe zhvillimin e metodave për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm të përshtatshme për organizatën e AKMM-së”, është shprehur Berggren.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, Bajram Kafexholli, ka thënë se qëllimi i këtij projekti ka qenë ngritja e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare.

“Aktivitetet përmes komponentës së pestë rreth fuqizimit të parqeve kombëtare. Mbështetje në revidimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar Sharri. Analiza e potencialeve për zhvillimin social ekonomik në parqe, shpresojmë brenda periudhës kohore të kemi një analizë të mirëfilltë.  Qëllimi i saj ka qenë në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare. Përmes kësaj fushate, ne kemi synuar të rrisim vetëdijesimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare. Duke ofruar fakte të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e rralla të parqeve kombëtare të Kosovës dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve. Ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona”, ka thënë ai.

Kurse Modestina Abrashi nga AMC-ja ka prezantuar statistikat  nga “Meta Data” në “Facebook” për fushatat  vetëdijësuese  për parqet kombëtare ku “reach”-i ka arritur në 158 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Garner dhe Ben Affleck festuan së bashku diplomimin e…