‘Amnesty International’: Policia dhe shërbimi sekret serb përgjon gazetarët dhe opozitën

17 dhjetor 2024 | 11:25

Organizata “Amnesty International”, ka bërë me dije se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë.

Raporti i grupit për të drejtat e njeriut, i mbështetur nga dëshmitë e atyre që pretendojnë se telefonat e tyre janë hakuar në muajt e fundit,  ka vënë në pah se programi i përgjimit është përdorur për të zhbllokuar telefonat, për të regjistruar pamje të ekranit dhe për të kopjuar listat e kontakteve, të cilat më pas janë ngarkuar në një server të kontrolluar nga qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anatomia e nazizmit serb: Slobodan Millosheviqi - nga Fushë Kosova…