Amorim trajneri i muajit tetor, në Premier League

07 nëntor 2025 | 17:07

Ruben Amorim është shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor në ligën angleze.

Trajneri i Manchester United ka arritur një ringjallje të jashtëzakonshme me ekipin e tij, duke regjistruar një seri fitoreje, përfshirë një fitore historike ndaj Liverpoolit në transfertë pas gati një dekade.

Skuadra e Amorimit ndodhet në vendin e tetë në tabelë, por është vetëm një pikë larg vendit të katërt, Sunderland, para udhëtimit të së shtunës ndaj Tottenham Hotspur.

Lojtari i United, Bryan Mbeumo, gjithashtu është shpallur “Lojtari i Muajit Tetor” në Premierligë. Kamerunasi ka qenë në super formë gjatë këtyre katër javëve për skuadrën e Manchesterit.

Amorim trajneri i muajit tetor, në Premier League

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Sadiku ka shënuar fitore të madhe në javën e…