
Amos Dadet prezantohet te KF Prishtina e Re
10 korrik 2025
| 13:32
KF Prishtina e Re e ka prezantuar mesfushorin Amos Dadet, i cili është 25-vjeçar dhe vjen nga Nigeria.
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit defensivë Amos Dadet, 25-vjeçar nga Nigeria.
“Amos së fundmi ishte pjesë e ekipit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, ku në edicionin e fundit zhvilloi 24 paraqitje duke treguar një performancë të qëndrueshme në mesfushë. Me energji, disiplinë dhe aftësi për të kontrolluar mesfushën, Amos pritet të sjellë një dimension të ri për skuadrën tonë në Superligë”, thuhet në njoftimin e KF Prishtina e Re.