Analisti amerikan: Bashkimi Evropian po e shtyn Kosovën ta zbatojë Marrëveshjen e Asociacionit

06 shkurt 2022 | 09:37

Analisti në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane me qendër në Washington, Leon Hartwell, ka thënë se risia në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është se Bashkimi Evropian po e shtyn hapur dhe siç tha ai disi në mënyrë agresive Kosovën që të zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe.

Hartwell ka deklaruar se opinioni e ka përshtypjen se formimi i Asociacionit është një kusht për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka thënë Hartwell për Zërin e Amerikës, shkruan Kosovonline.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fat i nyjtë   veku i gjyshes m’diftohet andrrave ani…