Analisti Buzhala, pjesë e Partisë Guxo dhe koalicionit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

07 dhjetor 2025 | 10:01

Partia Guxo ka njoftuar sot se radhëve të saj i është bashkuar Viktor Buzhala, sipas partisë, një nga zërat më të njohur të mendimit kritik në vend, i njohur për analizat e tij ekonomike e politike.

Në komunikatë thuhet se Buzhala, ekonomist i diplomuar, gazetar dhe analist politik me përvojë shumëvjeçare, ka ndërtuar reputacion si një zë parimor e i pavarur.

“Ai është i njohur për qëndrimet e tij parimore, argumentimin racional dhe guximin për të thënë të vërtetën pa ekuivoke, duke ruajtur integritet dhe pavarësi mendimi në çdo paraqitje publike”, thekson Partia Guxo.

Subjekti politik vlerëson edhe kontributin e Buzhalës në debatin publik.

“Përmes angazhimit të tij në debate publike, shkrime analitike dhe platforma digjitale, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në formësimin e diskutimeve kombëtare mbi ekonominë, politikat publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, thuhet më tej.

Guxo njofton se Buzhala do të jetë pjesë e listës së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PShDK-në për Zgjedhjet e 28 Dhjetorit.

“Me përfshirjen e Viktor Buzhalës përkrah profesionistëve të tjerë të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të së vërtetës, angazhimi ynë politik merr një dimension edhe më të fuqishëm, më dinamik dhe më të vendosur”, përmbyllet komunikata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja ajrore e Rusisë shkatërroi 77 dronë ukrainas të lëshuar…