Analisti serb, Krstiq: ‘F*** off’ me targat, ne e duam jetën

11 nëntor 2022 | 08:32

Branislav Krstiq, gazetar dhe analist serb, i cili jeton e vepron në veri të Mitrovicës, është shprehur i shqetësuar me situatën aktuale në veri të vendit.

Krstiq potencoi se insistimi i kryeministrit të vendit Albin Kurti për konvertimin e targave ilegale në targa RKS është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm.

Sipas tij, ky vendim për Kurtin është vetëvrasje politike.

“Kryeministri me siguri e ka informatën se si është situata në veri. Insistimi në dënime, është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm. Kjo është vetëvrasje politike. Unë që e kam veturën e 10 mijë eurove dhe dua ta regjistrojë atë me targa RKS. Çka me bo me ato RKS, me kalu në veri një natë ma djegin veturën. Nëse e kam gruan të punësuar me buxhet të Kosovës, ajo mbetet pa punë. Kryeministri i kupton këto gjëra, por nganjëherë ai shkon në atë drejtim që nuk dëshiron të dëgjojë. Ky është momenti i fundit që populli nuk e do këtë, as shqiptarët as serbët”, ka thënë Krstiq.

Ai, po ashtu, i shqetësuar tha se nuk është koha më për luftëra, për siç u shpreh “F*** off me tabelat jug e veri, boll mo”.

“Besoj që ne kosovarët boll kemi luftuar, po flas për shqiptarët dhe për serbët. Veç me humb një jetë të dikujt nuk shkon. Boll mo. Shekulli 21 i digjitalizimit, ne po flasim për tabelat. ‘F*** off’ me tabelat, edhe ana jugore dhe ajo veriore, ne e duam jetën. Jam duke jetuar në veri me fëmijët, jam shqetësuar….”, ka thënë ndër të tjera Krstiq në një intervistë për Telegrafin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur të enjten mbrëma se…