Analisti thumbon kritikuesit e Grenellit: Qasja e tij ndaj Venezuelës triumfoi ndaj asaj të Rubios
Analisti Shenoll Muharremi ka thumbuar kritikuesit e të dërguarit të presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell.
Ai ua ka rikujtuar atyre se qasja e Grenellit ndaj Venezuelës ka triumfuar ndaj qasjes së sekretarit amerikan, Marko Rubio.
Muharremi ka shkruar se në “Facebook” Rubio ishte për një qasje më të but ndaj Maduros, kurse Grenell për qasje më të ashpër.
“Richard Grenell, nuk e keni përmend për një kohë të gjatë. As gjatë zgjedhjeve, asnjëherë:) Kesh tu mendu, ku është more, pse nuk po e shohim. Pastaj mu kujtua që herën e fundit që kam lexu publikisht për të ka qenë para disa muajve, rreth Venezuelës. Ai dhe sekretari Rubio kanë pasur mospajtime të thella rreth qasjes së ShBA-së. Ky i fundit kërkonte qasje më të butë, por tash të gjithë e kuptuam se cila qasje fitoi në fund”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“E tash kur Irani është në qendër të botës, me siguri Richard Grenell ka shumë punë. A nuk është ai zyrtari më i lartë i operacioneve speciale? Nëse Venezuela dhe Irani nuk janë operacione speciale, nuk di çka është. E Ballkani, ku mbeti? Punë shumë e vogël dhe e parëndësishme kur është në pyetje politika globale”, ka shkruar ai.



