Analisti Vela: Nëse merren parasysh votat nga Serbia, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e kalon pragun për 127 vota
25 tetor 2019
| 10:31
Analisti Blerim Vela, që po përcjell procesin e numërimit të votave, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se sipas informatave që ai ka, koalicioni Nisma-AKR-PD ka kaluar pragun.
“Nëse mirëmbahet trendi i ndarjes së votave ndermjet subjekteve politike, bazuar në numërini e mbi 25% të votave me kusht, duket se koalicioni Nisma-AKR-PD për 23 vota do të arrijë të jetë pjesë e legjislatures së 7-të të Kuvendit të Kosovës. Por, nëse merren parasysh votat nga Serbia atëherë nuk e kalojnë pragun për 127 vota”, ka shkruar Vela.
/Epoka e re/



