Analizat e fundit të ujit në pishinën e Gërmisë, IKShPK-ja njofton se është rikthyer brenda parametrave për larje

25 korrik 2025 | 13:44

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit në mostrën e marrë më 23 korrik, uji i pishinës  tashmë është rikthyer tek parametrat të cilët janë të paraparë në rregulloret për pishinat.

Me këtë rast, IKShPK-ja  ka bërë me dije se nonitorimi i gjendjes së ujit do të vazhdojë.

“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKShPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë periudhës njëjavore të punës në ZMNV, mbrojtësit e viktimave…