Analizë, zgjedhjet kokale/ A i ndihmon apo i dëmton kandidatët në balotazh, përkrahja e kryetarëve të partive?

15 tetor 2025 | 20:10

Shkruan: Hisen Berisha 

Rezultatet e fundit tregojnë një fenomen të qartë: një numër i madh i komunave shkon në balotazh – një shenjë se populli shqiptar nuk është i kënaqur, me pozitën jo se jo, por as për opozitën nuk kanë ndoj qëndrim ekskluziv mbështetës.
Duke ndjekur shembullin e partive në Shqipëri dhe Edi Ramës si homolog ideologjik politik, edhe Albin Kurti në Kosovë po synon ti shndërroj partitë rivale në kukulla elektorale, meqë ka dalur fitues në tri procese zgjedhore, me rezultat më të lartë.
Për atdhetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë, që luftuan në frymën e Kushtetutës së Kaçanikut dhe shpallën pavarësinë më 17 shkurt 2008, kjo situatë përbën një alarm serioz sigurie – me tre vija të kuqe për mbijetesë në hapësirat që vetë i çliruam me armë dhe politikë.
Politika kosovare, e rrethuar nga hegjemonia serbe, nuk e ka luksin e Tiranës për të luajtur lojën e “rivalëve politikë”, sepse jemi tashmë të dënuar me vendime të dy qeverive të SHBA-vë, pasi vendimet dhe veprimet politike të Kurtit rrezikuan raportet strategjike me Amerikën.
Blerja e dronëve nga Turqia, nënshkrimi i marrëveshjeve ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë, duke lënë jashtë dy shtete të tjera të rajonit që janë anëtare në NATO (Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi), paraqet më shumë një doktrinë sorosiste për koalicione ushtarake, ende pa u sprovuar në terren.
Republika e Kosovës nuk ka popullsi me numër dyshifror milionësh dhe, përveç kapacitetit njerëzor, nuk ka as kapacitetin ekonomik për t’i rezistuar një lufte sipas modelit të Ukrainës kundër Rusisë.
Bombardimet e NATO-s kanë treguar se lufta e botës kundër Serbisë nuk përjashtoj asnjë ushtri të Aleancës.

Në komentimin e rezultateve të zgjedhjeve, po flas për partinë time politike, ndodhi që pa përkrahjen e strukturave dhe lidershipit të saj, Ramiz Lladrovci, të fitoj, duke e lënë Lëvizjen e Kurtit në me më pak se 4% të rezultatit, duhet të ishte tema kryesore për kryesinë e Partisë Demokratike para balotazhit.

Në kontekstin e shumë balotazheve lokale, mbetet pyetja thelbësore:
A i ndihmon apo i dëmton kandidatët në balotazh, përkrahja publike e kryetarëve të partive?

Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke votuar dy ditë para zgjedhjeve për Nenad Rashiqin, përkundër qëndrimit se nuk voton asgje dhe asnjë kandidatur të LVV, dëmtoi tërë strukturën e kandidatëve në fushatë.

Mosarritje e një fitoreje të qëndrueshme në nivel vendi, e këtyre dy partive kryesore politike, krahas nevojës urgjente që Republika e Kosovës të rikthehet në hemisferën e koordinimit me Amerikën, përbën një alarm politik që rëndon edhe më, alarmin e sigurisë me tre vija të kuqe, të cilin e theksova më lart.

Pas refuzimit nga Gjykata Kushtetuese të vendimeve të shumicës së deputetëve, përfaqësuar nga LVV me koalicionin dhe minoritetet (përfshirë Nenad Rashiqin), mendoj dhe e kam vu në pah edhe në qasjet e më hershme, se partitë e tjera do të duhej të ndalonin menjëherë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, dhe të largoheshin nga një garë, të cilën nuk e garantonte dot personaliteti i kryetarit të LVV-së, i sanksionuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese.
Po ashtu, në kuadër të reformave elektorale që e degraduan sistemin, do të duhej krijuar një mekanizëm politik e financiar, të cilin e kam kërkuar edhe nga foltorja e kuvendit gjatë analizave të buxhetit 2025, q në prag të zgjedhjeve të mos keqpërdorët buxheti i pakët, për alokime abuzive dhe për të blerë votat si rasti studentëve dhe të varfërve me paketa sociale.
Shthurjes institucionale të Republikës së Kosovës, po i prinë protagonisti i përzgjedhur nga Aleks Soros, i cili ndiqet mjerisht edhe nga liderë të partive tjera dhe vet presidentja e vendit.
Daljen nga kjo situatë do ta ndihmonte shumë vendimi i Presidentit të SHBA-së që të emërojë ambasadorin fuqiplotë në Prishtinë dhe të ringjallë nacionaldemokracinë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli kosovar po përjeton një periudhë të artë dhe emocionuese.…