Anashkalimi i ambasadorit në Vatikan, Hoti: Kurti e dëshmon edhe një herë mungesën e kulturës shtetërore

24 nëntor 2025 | 13:15

Një pjesëmarrje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë, ka zgjuar reagimin e diplomatit kosovar në Vatikan, Vehbi Miftari, i cili përmes një komenti në “Facebook” ka bërë me dije se është anashkaluar.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se duke mos e njoftuar ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Kurti e dëshmon edhe një herë mungesën e kulturës shtetërore në veprimet e tij.

“Kjo nuk është asgjë e re. Kështu ka vepruar ky dhe vartësit e tij në vazhdimësi. Shumë mund është bërë që shteti i Kosovës ta ketë të dërguarin e vet në Selinë e Shenjtë dhe gjithandej nëpër botë. Injorimi i ambasadorit të Kosovës është injorim i shtetit të Kosovës. Këtij përbuzësi të shtetit të Kosovës duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të…