
Ancelotti: Bellingham luajti mirë, ka cilësi të jashtëzakonshme
24 korrik 2023
| 17:06
Jude Bellingham debutoi për Real Madridin në fitoren 3-2 ndaj Milanit. Reali pagoi 100 milionë euro për t’i marrë shërbimet e yllit anglez nga Borussia Dortmundi. Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti e ka lavdëruar transferimin e rëndësishëm të skuadrës së tij.
“Bellinghami ka luajtur një lojë të mirë dhe skuadra duhet të mësohet me cilësinë e tij, të cilat janë të jashtëzakonshme. Vrapimet e Jude në zonë janë shumë të rëndësishme për ekipin. Më pëlqen sistemi, por ne kemi parë disa fusha për t’u përmirësuar”, ka thënë Ancelotti.