“A ka Reali mesfushën më të mirë në botë? Po, e mendoj. Këta të tre formojnë mesfushën më të mirë në botë në këtë moment. Kur janë bashkë, askush nuk mund të krahasohet me ata.

Benzema, sulmuesi më i mirë në botë? Besoj se po, sepse tani i ka shtuar futbollit të tij aftësi të mëdha dhe vazhdimësi. Është i aftë po aq sa Cristiano Ronaldo ose Haaland. Benzema është një lojtar që bën diferencën. Sapo e kemi parë përsëri në ndeshjen kundër Bilbao-s, me dy gola në pak minuta. Po kalon një moment spektakolar.

Haaland dhe Mbappe në stadiumin e ri? Sigurisht, por e ardhmja e kësaj skuadre është shkruar tashmë. Nuk e di se çfarë do të bëjnë lojtarët … dhe shpresojmë që trajneri të jetë i njëjti si sot”, theksoi strategu italian.