Ancelotti: Kujdes me Realin në Ligën e Kampionëve

01 shkurt 2018 | 12:15

Carlo Ancelotti ka kërkuar nga skuadrat e tjera të kenë kujdes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është eliminuar nga Copa del Rey dhe është 19 pikë mbrapa Barcelonës në garën për titullin e La Ligës. E vetmja garë ku Reali mund të triumfojë është Liga e Kampionëve dhe, sipas ish-trajnerit, Carlo Ancelotti, skuadrat e tjera duhet të kenë shumë kujdes.

“Është e vështirë për mua të mendoj se Reali është në krizë, ndoshta lojtarët janë ndalur pak, pasi fituan gjithçka sezonin e kaluar. Por, Liga e Kampionëve është gara e vetme ku Reali mund të fitojë këtë sezon dhe kjo është arsye pse skuadrat e tjera duhet të kenë kujdes nga Zidane”, ka thënë Ancelotti.
Reali në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve do të takohet me PSG-në.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të debutojë në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”,…