Ancelotti: Modric si Maldini, do ta mbyllë karrierën te Reali

16 prill 2022 | 17:42

Carlo Ancelotti ka komentuar formën spektakolare të Modric, duke bërë një krahasim të rëndësishëm dhe duke e larguar atë nga merkatoja.

“Luka do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madrid. Nuk e di kur, por kjo është ideja. Ai nuk ka probleme me rinovimin dhe as klubi, gjithçka është mjaft e qartë.

Ai kujdeset shumë për veten dhe nuk ka vuajtur dëmtime të rënda në karrierën e tij. Ai është si Maldini, një legjendë. Unë e krahasoj atë me Maldinin, ai ka ende për të fituar me “Los Blancos”,” kështu është shprehur tekniku italian për mesfushorin kroat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani fitoi si vendas ndaj Feronikelit, me rezultat të thellë…