Ancelotti: Nuk është e aq e lehtë të kualifikohesh
09 nëntor 2023
| 15:58
12 pikë në 4 ndeshje, i japin Real Madridit një biletë për në raundin e 1/16 në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Ancelottit është perfekt në fazën e grupeve, nuk falin as Bragan duke dale me tre pikë pas suksesit të pastër 3-0. Trajneri Carlo Ancelotti nuk e fshehu gëzimin për këtë kualifikim.
“Nuk është dhe aq e lehtë të kualifikohesh gjithnjë në fazën e grupeve. Ne, realisht kemi luajtur shumë mirë në katër ndeshjet e para, brenda dhe jashtë. Jemi të lumtur që jemi pjesë e 1/16”, ka deklaruar Ancelotti.



