Ancelotti: Nuk jemi favoritë ndaj Dortmundit

27 maj 2024 | 16:38

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk dëshiron ta klasifikonte skuadrën e tij si “favorite” përpara finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet më 1 qershor në “Wembley”. Para saj, trajneri italian është i bindur se të tijtë do të duhet të vuajnë për të fituar Championsin e 15-të në historinë e klubit të bardhë.

“Ne nuk mendojmë se jemi favoritë. Duhet të luajmë një ndeshje perfekte ndaj një rivali që e ka merituar finalen, duke eliminuar skuadra cilësore. Jemi të bindur se duhet të vuajmë, të luftojmë, si në të gjitha finalet”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp.

“Ne jemi shumë të qartë se çfarë është Borussia Dortmund, një skuadër me shumë histori në këtë kompeticion dhe përvojë. Është një ekip që ka ardhur me meritë në finale. Dy skuadrat më të mira kanë mbërritur për ta luajtur finalen e Champions-it”, ka deklaruar tekniku i madrilenëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në…