Ancelotti: Oferta e Brazilit? Ndihem mirë në Real

19 dhjetor 2022 | 11:03

Brazili ka mbetur pa trajner pas largimit të Tites, kurse mediet kanë raportuar se drejtimin e kësaj kombëtare mund ta marrë Carlo Ancelotti, aktualisht trajner i Real Madridit.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të jetë trajner i Brazilit, por ka konfirmuar se ndihet mirë në Real dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

“Të drejtoj Brazilin? Nuk e di të ardhmen, jetoj nga dita në ditë. Jam i lumtur dhe ndihem mirë këtu, kemi ende shumë synime për të arritur. Ka kohë për të menduar për të ardhmen. Kam një kontratë që përfundon në vitin 2024 dhe nëse Reali nuk më largon, nuk do të largohem”, ka thënë Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë, në moshën 67 vjeçe, ish-punonjësja e Bibliotekës…