
Ancelotti: Pas Superkupës, koha për titujt e tjerë
17 janar 2022
| 12:29
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas triumfit të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos (0-2), u ka bërë thirrje lojtarëve të vet të përqendrohen në trofetë e mbetura të sezonit. Reali e mposhti Bilbaon me golat e Luka Modriq dhe Karim Benzema.
“Ky është ekip shumë i mirë dhe jam krenar që jam trajner i atij ekipi. Tani do të vazhdojmë të garojmë në garat e tjera. Ndeshjen e radhës e kemi të enjten (në Kupën e Mbretit) e cila është e rëndësishme”, ka thënë Ancelotti.
Real Madridi është lider në La Liga me 49 pike dhe është në 1\8 e finales në Ligën e Kampionëve.