Ancelotti: PSG-ja mund ta fitoj Ligën e Kampionëve

05 nëntor 2018 | 14:23

Napoli do të luaj ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve, kurse Carlo Ancelotti e vlerëson si një ndeshje të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Strategu italian, ka thënë se PSG-ja mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë edicion garash.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe deçisive për të dy ekipet. Në jemi në një grup shumë të vështirë me PSG-në dhe Liverpoolin. Rezultati mund të jetë vendimtar për të ardhmen tonë në këtë kompeticion, por e njëjta gjë vlen edhe për Parisin. Na duhet një performancë e jashtëzakonshme nëse duam të fitojmë, sepse nuk kemi në skuadër disa lojtar të jashtëzakonshëm siç kanë ata. Ju mungon eksperienca në momente të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, por ekipi është më i fortë këtë sezon dhe lojtarët kanë më tepër vetëbesim. Ata e dinë që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon”, ka thënë Ancelotti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite ka dërguar një toksikolog dhe një ekspert kimik…