Ancelotti: Rezultati nuk është i mirë, nuk u mbrojtëm mirë

27 prill 2022 | 15:38

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, pas humbjes së gjysmëfinales së parë kundër Manchester City  ka thënë se skuadra e tij nuk është mbrojtur mirë në ndeshjen që pësoi humbje me rezultat 4-3.

“Rezultati nuk është i mirë, pasi kemi pësuar katër gola. Nuk mbrojtëm mirë. Kur kishim topin u krijonim probleme, por duhet të mbrohemi më mirë. Ky është një rezultat që mund të ndryshojë në ndeshjen e kthimit. Manchester City është një ekip shumë i fortë, e tregoi edhe në këtë ndeshje. Gjithsesi ne u përballëm denjësisht. Çelësi për të kaluar në finale është të mbrojmë mirë. Nuk mund të mbulosh një pozicion me katër mbrojtës, duhet të vendosësh edhe një mesfushor. Duhet të tregohemi më të vëmendshëm. Kishim mundësi kur zotëronim topin, vuajtëm pak që të nxirrnim topin, por duhet të kemi besim në vetvete”, ka thënë Ancelotti.

“Asnjëherë nuk jemi menduar që të ndryshojmë atë që gjuan penalltitë, kemi besim të plotë. Ai ndryshoi mënyrë gjuajtje, pasi tani po e prisnin të gjithë të gjuante në të djathtë ndaj e dërgoi në qendër. Gjithçka në rregull, çfarë të them! Shpresojmë te ‘Bernabeu’, te magjia e ‘Bernabeut’. Manchester City është një skuadër që luan shumë mirë, gjëja e keqe është që na ka shënuar katër gola. Gjëja e mirë është që i kemi shënuar tre”, ka deklaruar Benzema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës më Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i…