Ancelotti shihet si pasardhës i Contes te Chelsea

18 dhjetor 2017 | 11:02

Carlo Ancelotti do të rikthehet te Chelsea. Javën e kaluar ishte “The Sun” që jepte siguri mbi lajmin, ndërsa tash e ka konfirmuar “Daily Record”, duke shpjeguar që zyrtarizimi mund të vijë përpara fundit të sezonit.

Ish-trajneri i Bayernit, i shkarkuar nga kampionët e Gjermanisë, do ta marrë vendin e bashkëkombësit Antonio Conte, i cili vitin e kaluar i drejtoi blutë drejt fitores së titullit por që, sipas shtypit britanik, është në “krisje” me presidentin Roman Abramovich.

Mes tyre ka pasur takime të ndryshme dhe çështja, nënvizon tabloidi anglez, nuk është më “nëse”, por “kur” Ancelotti do të rikthehet në Londër, ku ishte larguar nga Abramovichi, pavarësisht prej fitoreve të Premierë Ligës, Superkupës dhe Kupës së Anglisë në vitin e parë.

Manjati rus duket të jetë penduar për atë zgjedhje dhe ka parë tek ish-mesfushori i Romës dhe Milanit njeriun e duhur për të kaluar te një menaxhim më i moderuar, krahasuar me atë të Contes që, sipas medieve britanike, nuk gëzon një raport të mirë me lojtarët, çka është pikërisht një pikë force e Ancelottit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha Duhet theksuar se, edhe pas përfundimit…