
Ancelotti: Të fitojmë Kupën e 6-të, Italia nuk më ka thirrur
E hëna ishte një ditë e veçantë në shtëpinë e 15 herë kampionëve të Evropës tek Real Madrid. Mbretërorët përcollën me nderime ish teknikun Ancelotti, i cili u largua nga Madridi pasi arriti të fitonte gjithçka të mundshme me skuadrën merengues, ndërsa pasuesi i tij Xabi Alonso u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i madrilenëve.
Fillimisht Carlo Ancelotti. Italiani menjëherë pas lamtumirës së ngrohtë në Bernabeu të shtunën në sfidën e fundit në drejtimin e Real Madrid u prezantua këtë të hënë në krye të kombëtares së Brazilit, me objektivin për të rikthyer 5 herë Kampionët e Botës në majën e futbollit.
Trajneri nga Reggiolo u prezantua para tifozëve të rinj përballë më shumë se 200 gazetarëve. Ai shprehu të gjithë krenarinë e tij për të drejtuar kombëtaren me më shumë histori në botë: “Është një nder të drejtoj kombëtaren më të mirë në botë. Brazili ka fituar pesë Kupa Bote dhe më ka zgjedhur mua për të fituar të gjashtën. Ky është një mision me shumë përgjegjësi, por e marr me kënaqësi. Sfida është e madhe. Do të përpiqem të arrij nivelin më të lartë.”Kombëtarja italiane? Nuk më ka kërkuar, por ata janë në duar të sigurta pasi kanë një trajner të madh si Luciano Spalletti”.
Ancelotti ka zbardhur edhe listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eleminatore për Kupën e Botës, atyre ndaj Ekuadorit dhe Paraguait, teksa bien në sy mungesat e Neymar e Rodrigos, ndërsa rikthehet në kombëtare mesfushori i Manchester United, Casemiro.