Andi Thaqi, ‘ylli i javës’ në Superligë

06 maj 2022 | 11:58

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Për xhiron e 33-të në këtë çmim e ka fituar portieri në radhët e FC Ulpiana, Andi Thaqi. Gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Ai pati disa intervenime bravuroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes (2:1).

Në fakt, KF Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë, por me paraqitjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit. Çmimin “ylli i javës” për portierin e FC Ulpiana, e ndau Valmir Zekaj, asistent menaxher i departamentit të burimeve njerëzore në BKT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Violeta Latifi shpall të pavlefshme diplomen e SHMLM "Dr Xheladin…