
Andi Zeqiri, lojtari më i ri i Widzew Lodz
Sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri ka kompletuar transferimin e tij në elitën e futbollit polak tek ekipi i Widzew Lodz. Zeqiri deri tani ishte pjesë e klubit belg Genk, ndërsa tani do ta vazhdojë karrierën e tij në Poloni, ku do të jetë bashkëlojtar me reprezentuesin e Kosovës, Dion Gallapeni.
“Në mbyllje të afatit kalimtar, WidzewLodz ka nënshkruar një tjetër lojtar! Sulmuesin zviceran Andi Zeqiri, i cili u bashkua me kuqezinjtë nga skuadra belge KRC Genk si transferim i përhershëm. Andi Zeqiri ka qenë anëtar i klubit që nga vjeshta e vitit 2023, duke iu bashkuar atyre nga Brighton & Hove Albion në Angli. Pas një sezoni në Genk, ai u huazua te një tjetër ekip belg , Standard Liege”.
“Sezonin e kaluar, ai bëri 23 paraqitje për klubin, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë tre asiste. Ndeshjet e tij totale në ligën e parë belge arrijnë në 45 ndeshje, 14 gola dhe tre asistime”.
“Andi Zeqiri është aktualisht një lojtar i kombëtares zvicerane. Ai ka luajtur 16 ndeshje për ekipin kombëtar të të rinjve, duke shënuar një gol. Më parë, ai ka luajtur dhjetëra ndeshje për ekipet e të rinjve dhe ka shënuar 28 gola”.
“Lojtari i ri i Ëidzeë Lodz është një lojtar me këmbë të majtë që luan si qendërsulmues. Ai ka luajtur gjithashtu si sulmues i djathtë ose i majtë për klubet e tij të mëparshme. Ai është 185 cm i gjatë”, thuhej ndër të tjerash në njoftimin e Widzew Lodz.