Anëtarë të PDK-së i bashkohen Vetëvendosjes në Kastriot

09 prill 2019 | 18:30

Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar një numër i anëtarëve të nëndegës së PDK-së në fshatin Bakshi në Komunën e Kastriotit.

Nga 25 qytetarë të cilët kanë nënshkruar aderimin në partinë e Kurtit, shumica kanë qenë anëtarë të PDK-së.

Përveç kryetarit të kësaj nëndege, të gjithë të tjerët e kanë braktisur partinë e Kadri Veselit, në kohën kur tashmë kjo parti është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme.

Në ceremoninë e aderimit ka qenë i pranishëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim…