Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane vizitojnë Shkupin, Reçica: Së bashku po i përmbushim objektivat integruese në BE

05 qershor 2023 | 22:36

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputeti i kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica bashkë me kolegët deputetë të këtij komisioni, kanë qëndruam për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku janë takuar me Komisionet parlamentare për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë

“Në cilësinë e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, bashkë me kolegët deputetë të këtij komisioni, qëndruam për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u takuam me Komisionet parlamentare për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, bashkë me kolegët deputetë të këtij komisioni, qëndruam për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u takuam me Komisionet parlamentare për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast u pritëm nga Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi. Biseduam thellësisht rreth proceseve integruese në BE për vendet tona dhe vlerësuam bashkëpunimin shumë të mirë që ka ndodhur mes komisioneve tona. Gjithashtu, kërkuam mbështetje për integrimin e Kosovës në organizatën rajonale COSAP.

Një takim tjetër i rëndësishëm ishte ai me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi. Ai tregoi gatishmëri të plotë për të përkrahur proceset integruese të Kosovës në BE, sinjal ky shumë i rëndësishëm i forcimit të marrëdhënieve tona të dyanshme.

Gjithashtu, kemi zhvilluar një takim të rëndësishëm me z. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, dhe z. Artan Grubi, zëvendës i Parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive. Në bisedën tonë ishin zhvillimet e fundit në vend, si dhe projektet e tjera të cilat janë duke u zhvilluar.

Vizita jonë ishte e suksesshme dhe e frytshme. U rrit bashkëpunimi dhe koordinimi mes vendeve tona për të përmbushur objektivat integruese në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…